Frigoriferi është ndër pajisjet elektroshtëpiake që nuk e hiqni pothuaj kurrë nga priza, përjashtuar rastet kur ikni me pushime ose e pastroni.
Duke u ndalur tek pastrimi, shumë zonja habiten sa herë që lajnë pjesën e ngrirjes ,e cila i ngjan një mini akullnaje.
Shumë prej jush mund të mos e dinë, por kur muret e frigoriferit janë të veshura me shtresa akulli ai harxhon shumë më tepër energji elektrike se zakonisht. Sigurisht që kjo gjë prek menjëherë xhepin e konsumatorit.
Duhet të dini që kjo pjesë e frigoriferit është projektuar për të ngrirë ushqimet falë përmbajtjes së tij dhe gradimit që ju i bëni dhe nuk është akulli ai që i ngrin ato .
Akulli krijohet si pasojë e ajrit të ftohtë që thith lagështinë nga ushqimet dhe pijet që gjenden në të. Për të hequr shtresat e akullit duhet të lyeni pjesën e brendshme të frigoriferit me vaj luledielli ose misri.
Me anë të një sfungjeri lyeni muret e ngrirjes dhe më pas vendosni ushqimet që doni të konservoni.
Një mënyrë tjetër që të mos krijohet akulli është nëse i fusni ushqimet në qese zip ose në enë të mbyllura hermetikisht. Provojeni këtë truk dhe shpëtoni një herë e gjithmonë nga ky problem.