Këngëtari Sabri Fejzullahu ka festuar ditën e djeshme 75-vjetorin. Mes shumë urimeve të përzemërta në sy ka rënë ai i nuses së djalit të tij Ermalit.
Arjana Fejzullahu, e cila në intervista por edhe postime të mëparshme ka treguar se sa raport të mirë ka me vjehrrit e saj i shpreh dashurinë si një vajzë.
“Babush urime ditëlindjen! Të uroj lumturi, dashuri dhe shëndet të plot. Faleminderit për frymëzimin që na jep çdo ditë,”-shkruan Ariana, teksa e kujton Sabriun dhe Nerën për detyrat e gjyshërve:
“Mos harroni të merrni nipërit dhe mbesat për fundjavë”. Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër të tre vajzave dhe një djali e kanë treguar më herët se nuk do e lënë djalin e tyre pa një vëlla.
Ditën e djeshme në sy ka rënë edhe urimi i Nera Fejzullahut, e cila i dedikon këto fjalë emocionuese bashkëshortit të saj: “Ti je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës sime.
Ti që kurrë nuk më the e ke gabim. Ti që pa ty nuk do të kishte vlerë qënia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Faleminderit që ekziston!”