Në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetarja Beti Njuma, teksa po fliste për turzmin, ku I ftuar ishte gazetari Bledian Koka, është shprehur se ndryshe nga Shqipëria në Greqi nuk kishte plazhe private.
Më tej ajo është shprehur se plazhet e Greqisë ishin të gjitha të lira për pushuesit, dhe sipas saj nuk e ndjeje veten inferior.
Ajo ka bërë krahasimin me plazhin në Jalë, ku të pasurit marrin 100 euro tendat, ndërkohë në Greqi nuk mund të dalloje se kush është i pasur apo jo.
“E vërteta është se plazhet e Greqisë ishin të gjitha të lira për pushuesit, nuk e ndjeje veten inferior.
Nuk shikoje pasanik që të bënin karshillëk me çadra apo tenda 100 euro, siç ndodh në Jalë, të gjithë ishin të barabartë, si ne qqë ishim turistë nga Shqipëria apo si ata që ishin turistë nga Italia apo e gjithë bota.
Në Greqi nuk kishte plazhe private. Ua kam thënë shumë miqve që Shqipëria nuk vlen as sa një ishull i Greqisë.
Unë jam shumë patriote për në këtë rast duhet të largohemi nga ky patriotizmi fa ls dhe më vjen keq për turizmin shqiptar që nuk do të ketë më mundësi të rikuperojë atë që ka humbur”- shprehet ajo.