Bìskotat me gjalp, me te mìrat qe ju mund te kenì ngrene ndonjehere: Ja receta per t’ì pregatìtur ato ne

Keto lloj biskotash jane shume te mire dhe kur ju teprojne thjesht dhurojini se te gjitheve u pelqejne.

Per te pergatitur rreth 40 biskota ju duhet:

250 gr gjalpë lope i pakriposur, 2 filxhanë çaji (filxhanë me vëllim rreth 240 ml) miell gruri për çdo përdorim, sheqer pluhur (gjysmë filxhan çaji për brumin dhe 1 filxhan për të lyer biskotat nga jashtë). 140 gr bajame (rreth një filxhan çaji),Vanilje (1 paket vanilje me sheqer)

Si fillim gjalpin duhet ta kemi me temperature ambjenti dhe bajamet duhet ti kemi futur ne uje per 15 minuta qe te qeohen lehte. Te qeruar sic jane i pjekim pak sa te marrin ngjyre dhe i grijme si miell.

Me pas ne nje ene perziejme miellin, shqerin pluhur, vaniljen dhe bajamet e grira. Shtojme edhe gjalpin e ndare ne copa duke formuar me pas me duar nje brum te bute e homogjen.

Ne nje tepsi shtrojme leter furre dhe mbi te vedosim ne largesi 2 cm biskotat ne forme topi pak me i madh se arra.

I pjekim ne 180 grade per 25 minuta dhe pavaresisht se mund te duken pak te buta, pasi i leme te ftohen 2-3 minuta i lyejme me sheqer pluhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *