Sipas studimeve të botuar në Journal of Cosmetic Chemists, zonjat e Japonisë nga 794 deri në vitet 1185, përdorën Yu-Su-Ru emri i ujit të mbetur nga larja e orizit, në flokët e tyre.
Metoda u popullarizua më pas nga një fshat në Kinë i quajtur Huangluo. Gratë Yao, të cilat banojnë në qytet, janë të famshme për flokët mesatarisht gjashtë metra të gjatë. Sipas Medical Neës Today, gratë Yao thonë se fijet e tyre të forta dhe ngjyra e errët vijnë vetëm prej ujit të orizit.
Cilat janë përfitimet e ujit të orizit për flokët?
A do t’ju kthejë uji i orizit në Rapunzel? Jo tamam. Por ka veti që rikthen dhe nxit rritjen e flokëve. “Shkencërisht, 18 aminoacide duhet të bashkohen për të krijuar proteina për të rritur flokët.
Uji i orizit përmban tetë nga këto aminoacide, ”shpjegon Kandasamy një eksperte. “Pra, kur përdoret uji i orizit në flokë, ju përjetoni më shumë rigjenerim të flokëve. Vitaminat në ujin e orizit (B, C dhe E) gjithashtu ndihmojnë në rritjen e flokëve.
Si të përgatisni ujin e orizit dhe si ta përdorni?
Larja e flokëve me ujë orizi është e lehtë për tu bërë në shtëpi. Ajo që ju nevojitet është një filxhan oriz, një kavanoz ose tas i madh dhe një filtër.
Vendosni ujë në një tas dhe përdorni një sitë për të shpëlarë orizin tuaj. Disa video sugjerojnë shpëlarje shumë herë, derisa uji të pastrohet.
Mbushni kavanozin ose tasin tuaj me një filxhan ujë dhe shtoni orizin e pastër. Përzieni orizin mirë e mirë. Nëse keni një kavanoz, mund të mbyllni kapakun dhe të tundni orizin. Uji duhet të duket si qumësht.
Lëreni përzierjen për 24 orë.
Pas 24 orësh, kullojeni lëngun nga orizi. Ruani lëngun në një kavanoz, shishe shampo bosh, ose enë.
Si ta aplikoni?
Trajtojeni ujin e orizit si maskë ose trajtimin tuaj tipik të flokëve.
Së pari, duhet të lagni flokët me ujë orizi, veçanërisht në zonën e skalpit , dhe t’i masazhoni për pesë minuta. Ky veprim hap gjëndrat tuaja dhe stimulon rritjen dhe forcon flokët tuaj.”
Prisni pesë minuta dhe lani kokën me shampon tuaj të preferuar.