Dita ka nisur me reshje dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të teritorit duke bërë që kryesisht zonat qëndrore dhe ato jugore të kenë rreshje shiu. Në zonat juglindore ka pasur reshje të pakta dëbore.
Sipas sinoptikanes Lajda Porja, pritet përmirësimi i kushteve të motit duke filluar që sot pasdite.
Kemi një zhvendosje të sistemit të rreshjeve duke na rikther intervalet e kthjellimeve duke bërë që fundjava të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti i kthjellët do të jetë prezent sidomos në në ultësirën perëndimore, duke lënë me kthjellime dhe vranësira zonat malore. Nuk parashikohet që të ketë reshje.
Për sa i përket vlerave termike sot ka pasur një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimalja të jetë 0 ose -1 gradë Celsius në zonat e thella malore, ndërkohë që maksimalja do të ketë një rritje 1-2 Gradë, ku priten vlera 18 apo 19 gradë.
Fundjava do të sjellë rritje duke kulumar ditën e dielë ku termometri do të ngjitet në 22 apo 23 Gradë Celsius.
Era do të jetë problematike duke qënë se do të ketë drejtim kryesisht verilindor dhe era e ftohtë do të bëjë që i ftohti të ndihet veçanërisht në orët e para të mëngjesit.