Do te ofrojm sherbìm me 20% te kapacìtetìt duke fìlluar nga kjo date, nese qeverìa nuk do te pranoj per te kompensuar

Transporti urban në Tiranë, Kamëz dhe Vorë reduktoi shërbimin 50% për shkak të mospërballimit të kostove të larta nga kriza e vi. rusit dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Operatorët në Tiranë kërkojnë indeksim të çmimit të biletës dhe të abonesë mujore. Çmimi i biletës të transportit urban në Tiranë është 40 lekë dhe i abonesë të linjës 1,200 lekë dhe abonesë të përgjithshme 1,600 lekë.

Në një letër drejtuar më 5 Tetor 2021 ministres të Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj operatorët kërkojnë indeksimin e çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur nga sektori i transportit.

Më pas Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas më 8 Tetor 2021 i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon që për përballimin e kostove të larta të kompensohet çmimi i biletës 30 lekë për biletë dhe të abonesë 600 lekë për abone, në të kundërt paralajmëron ofrim të shërbimit deri në 20% nga 1 nëntori.

Kostandin Foni, drejtor i linjës urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë tha për Monitor se vendimi për reduktimin e shërbimit deri në 50% erdhi për shkak të rritjes të kostove nga shtrenjtimi i naftës nga 135 lekë/litër në 165 lekë/litër dhe mosplotësimi i shumë prej kërkesave financiare për këtë sektor. “Sektori i transportit urban ka kërkuar plotësimin e disa kërkesave financiare me qëllim zbutjen e efekteve të krizës nga vi. rusi. Kërkesat financiare janë dërguar edhe para pandemisë, për të cilat nuk kemi marrë zgjidhje.

Për shkak të rritjes të kostove dhe mospërballimit të tyre nga rritje e çmimit të naftës nga 135 lekë/litër që furnizoheshim më parë në 165 lekë/litër që po e blejmë aktualisht, jemi të detyruar nga sot të reduktojmë shërbimin tonë në 50%. Në vështirësi financiare jemi gjithashtu edhe për rritjen e pagave të punonjësve, të cilët po na largohen pasi kërkojnë paga më të larta.

Për të përballuar këtë situatë Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të bëjë indeksimin e biletës njëpërdorimshme dhe të abonesë të pajtimit mujor, bazuar në kostot e operatorëve, shpenzimet, humbjet dhe fitimet”, pohon z. Kostandin Foni nga kompania “Shega Trans”.

Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë;

Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Në një letër dërguar para pak ditësh kryeministrit Edi Rama, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron ndërprerjen 50% të shërbimit për shkak të rëndimit të kostove nga kriza e pand. emise dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Në letrën e 10 tetorit që sektori të mos rrez ikojë falimentimin, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare , si:

Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *