Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre. Imagjinoni sa të bukura janë femrat që kanë flokë të shëndetshme, të shndritshme dhe mbi të gjitha kaçurrela. Kjo është fjalia tipike e një femre xheloze me flokë të drejtë.
Flokët kaçurrela nuk janë gjithmonë meritë e Nënës, por edhe i një kujdesi të vazhdueshëm.
Më poshtë ju ftojmë të lexoni disa këshilla të vyera për të pasur kaçurrela të përsosura dhe në përputhje me tendencat e fundit të modës.
Maskë me vaj kokosi, kastravec dhe vezë
Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.
Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkon masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta.
Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.