Pjesa e dytë e ditës së sotme dhe gjithashtu dita e nesërme pritet me mot të kthjellët në pjesën më të mirë të vendit. Temperaturat më e ulët ka zbritur deri në -6 në zonat malore edhe pse mungesa e erës nuk e bën shumë të dukshëm të ftohtin.
Dita e premte do të shënojë një rritje të lehtë të vlerave termike që nga mëngjesi edhe në mesditë. Kjo rritje termike do të jetë më e ndjeshme ditën e shtunë ku do të ndihet që në orët e para të mëngjesit për të qenë më e pranishme në mesditë.
E shtuna, e diela dhe e hëna do të jenë në një tablo tjetër termike. Vlerat termike do të rriten me 4 gradë celcius nga dita e sotme. Orët e mesditës do të arrinë në 14-15°C. Dhe orët e mengjesit, nga -8 dhe -9°C që jemi sot, do të shkojnë në -4 dhe -5.°C
Vransirat do të jenë të dukshme dhe të dendura në periudha të caktuara të ditës, por do të mbizotërojnë kthjellimet në 80% të qiellit shqiptar.
Pas të martës së ardhshme temperaturat e ftohta do të rikthehn sërish. Të mërkurën dhe në vazhdim temperaturat me poshte se -10°C gradë celcius do të jenë të pranishme në vend, përgjithësisht në zonën malore ku do ta shoqërojë për 3-4 ditë.
Gjithashtu prezenca e rreshjeve në territorin shqiptarë do të jetë e pranishme.
Këtë parashikim të motit për sot e mundësoi meterologia e njohur, Tanja Porja.