Java ka nisur me një rritje të temperaturave me rreth 2 gradë në të gjithë teritorin ku minimalja ka arritur në -3 në të gjithë Shqipërinë.
E marta dhe e merkura pritet të ketë renie të lehte dhe graduale me mot të kthjellët. Temperaturat 14-15°C do te jenë maksimumet. E enjta dhe në vijim presim ndryshim të tablos sinoptike.
Të gjithë janë të interesuara për rreshjet e shiut të cilat janari i ka kursyer këtë vit për territorin shqiptar.
Meterologia e njohur, Tanja Porja bën me dije se ky muaj do të mbyllet njësoj, i ftohtë dhe i thatë dhe se sasitë e rreshjeve janë të papërfillshme nga ajo çfarë pritet në muajin janar.
Dita e enjte pritet të bëjë edhe ndryshimin me ardhjen e një sistemi vranesirash që do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore.
Rreshjet do të jenë shumë pak prezente në janar. Të enjten do të ketë një sistem vranesisrash ne territorin Shqiptar. E enjta natën dhe e gjithë dita e premte sjell rreshje, shi në zonat e ulta dhe bregdetare, dëbore ne zonat malore, por dhe shumë pranë zonave të ulta.