Tefta Radì ìkona e ekranìt feston sot dìten e saj te lìndjes

Nga një vajzë çapkëne dhe dashur, Tefta Radi u kthye në një ikonë e ekranit të TVSH-së. Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua.

Gazetaria për të u kthye në një pasion, të cilin e ka dhe sot, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio. Është njeri që e do shumë jetën dhe lu. fton që ta jetojë atë sa me bukur. Ne një intervistë ekskluzive për gazetën “Tirana Observer”, Tefta Radi rrëfen në detaj jetën e saj, që nga fëmijëria e deri tani.

Si e kujtoni fëmijërinë tuaj? E kujtoj gjithnjë me nostalgji. Edhe pse jetesa nuk kishte standardin e sotëm, mendoj se kam kaluar bukur fëmijërinë time. Mendoj se kam kaluar gjithë stadet që duhet të kalojë një fëmijë. Kam qenë një fëmijë e hedhur, e shkathët. Mezi prisja që të vinin pushimet.

Prindërit kanë qenë të ngarkuar në punë dhe sa vinte vera me pushimet e shkollës na çonin pranë gjyshërve.

Gjysmën e kohës e kalonim në një fshat të Korçës, në Biranj, fshat që unë e kujtoj me nostalgji: përroin ku laheshim, ku ndihmonim gjyshet, ndërsa gjysmën e kohës e kaloja në Leskovik, te prindërit e babait.

Nëna ime ishte korçare, kurse babai nga Leskoviku, të dy nga jugu. Kujtoj gjyshet tona me të cilat jemi rritur me shumë dashuri. Ato nuk përtonin të na gatuanin më të mirën që dinin të bënin: lakrorët, për shembull Korça i ka zanat.

S’përtonte gjyshja ime, nuk përtonte as dajica, siç i thonë në atë anë nuses së dajës, edhe pse ne mblidheshim shumë, pasi ishim shumë nipër e mbesa nga qyteti. Më ka mbetur ne mendje lakrori me kumbulla të eg ra, i pjekur me saç. Sot ajo ka datëlindjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *