Lajmi i mire vjen nga gazetari i njohur Kloidan Tomorri :
Meqe kryeministri po u fut friken njerezve, ia vlen te themi disa lajme te mira.
1-Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ra me 3 per qind sot, teksa Agjencia Nderkombetare e Energjise deklaroi se do te furnizoje tregun me rezervat e sigurise per te mos lejuar rritjen e cmimeve.
A do te vazhdoje terheqja apo do te rritet prape, kete nuk e di njeri. Por forcat e tregut kane filluar te veprojne nderkohe.
2- Qeveria amerikane po nxit industrine shale oil (nafta argjilore nese mund ta pershtasim keshtu) qe te rrise prodhimin.
Kjo eshte nje industri specifike, qe prodhon nafte permes nje sistemi te ndryshem nga ai konvencional, qe hyn ne loje vecanerisht kur cmimet e naftes kalojne mbi 80 dollare per fuci. Eshte shume e zhvilluar vecanerisht ne SHBA.
3-Kryetari i OPEC deklaroi se ne treg nuk ka mungese nafte. Thjesht ka perceptim per mungese. Megjithate presioni mbi OPEC qe te rrise prodhimin do te behet edhe me i forte.
4-Cmimi i energjise elektrike ne bursen e Hungarise ra me 35 per qind sot duke zbritur nen 325 euro per mega.
Sigurisht keto jane prape cmime te jashtezakonshme, por paniku me parashikime per cmime 1 mije euro per megavat apo nafta 300 nuk i sherben askujt pervec spekullanteve.