Rrìtet kryesìsht në Krujë, Berat dhe Korçë, specìalìstì: Nje nga gjethet e panjohura për shqìptarët që bën çudìra

Melissa officinalis është bimë barishtore shumëvjeçare, që e ka origjinën nga vendet në lindje të Detit Mesdhe. Në vendin tonë, bari i bletës gjendet nëpër vende me hije, veçanërisht në zonat fushore. Është një bimë shumë aromatike dhe nëse e fërkojmë mes duarve, mban aromë si limon.

Grekët e lashtë e kanë përdorur barin e bletës që 2000 vjet më parë. Asokohe, bari i bletës ishte një kurë bimore në nder të perëndeshës Diana. Në mesjetë, bari i bletës përdorej për të lyer plagët, dhimbjet e dhëmbit, kafshimet e qenit, shtrembërimet e qafës dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Legjenda thotë që bari i bletës përdorej edhe kundër rënies së flokëve. Bari i bletës njihet si melissa officinalis ose lemon balm.

Me kalimin e viteve, bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve. Në mjekësinë popullore, gjethet e barit të bletës kurojnë edhe dhimbjet menstruale.

Gjethet e thara të bimës melises përmbajnë 0.06-0.8% vaj esencial, i cili përmban aldehidemonoterpenike. Gjethet përmbajnë deri në 6% rrjedhës të acidit hidroksicinamik (acid rozmarinik, kafeik), glikozidemono terpenike, flavonoide, tanine, etj. Sasia dhe përbërësit e vajit të paqëndrueshëm, përveç të tjerash varen nga origjina, klima, viti dhe prerja.

Vetitë

Në Shqipëri, bari i bletës njihet edhe si milcë, mickel në zonat e Krujës, erëza, pselik në zonat e Beratit dhe spelinok siç njihet në Korçë. Kjo barishte përdoret edhe sot kundër acarimeve nervore, problemeve me pagjumësinë, tretjen dhe spazmat urinare. Vajrat esencialë të barit të bletës përmbajnë substanca që relaksojnë muskujt, veçanërisht fshikëzën e urinës, stomakun, mitrën.

Organizata të shquara shkencore evropiane përmendin aftësitë e barit të bletës për të kuruar së brendshmi luhatjet e humorit, ankthin, problemet me tretjen dhe herpesin, nëse aplikohet së jashtmi.

Përdorimi i barit të bletës si çaj ka marrë edhe licencën gjermane për t’u përdorur kundër çrregullimeve të gjumit, kurimit të problemeve në traktin gastrointestinal dhe stimulimit të oreksit. Bari i bletës konsumohet si çaj, por gjethet e tij mund t’u shtohen edhe sallatave dhe të konsumohet i freskët.

Bima ka veti të lehta, qetësuese dhe spazmolitike. Gjithashtu, ndihmon në qetësimin e traktit gastrointestinal nga fryrja, inflamacioni dhe gazrat. Vlen të theksohet se bima ndihmon edhe në nxitjen e prodhimit të enzimave tretëse nga mëlçia, duke ndihmuar kështu tretjen e ushqimit. Bari i bletës lehtëson jashtëqitjen dhe ndihmon në largimin e mykut në zorrë.

Trajtimi i ankthit

Bari i bletës ka efekt të fuqishëm qetësues në sistemin nervor. “Ne e përdorim gjerësisht në shumë sëmundje që lidhen me sistemin nervor. Deri më tani, bima ka dhënë shumë rezultat, sidomos në qetësimin e njerëzve që bëhen shpesh nervozë.

Ka dhënë rezultat në largimin e ankthit dhe stresit akut. Jep shumë rezultat në dhimbjet e kokës që vijnë nga migrena. Të gjithë individët që e kanë provuar janë tepër të kënaqur, pasi kjo bimë funksionon më mirë se medikamentet për këtë sëmundje.

Kemi pasur pacientë që kanë pasur dhimbje koke 20 ditë në muaj, (dhe kanë arritur deri në përsëritje të migrenës në 3-4 herë në muaj), janë akoma në vazhdim të kurës për migrenën, që përmban një përqindje shumë të lartë milce. Ndihmon në rregullimin e ekuilibrit, sidomos te personat që vuajnë nga veshi i mesëm.

Përveç kësaj, bari i bletës apo milca, ndihmon edhe në qetësimin e krizave të zemrës, prandaj këshillohet të përdoret rregullisht si çaj nga individët që kanë probleme me zemrën, tensioni i lartë apo aritmia. Për më tepër, milca ndihmon në qetësimin e dhimbjeve që shkaktojnë menstruacionet, rregullojnë procesin e ciklit.

Nëse keni probleme lidhur me ciklin, si përsëritja e tij një herë në disa muaj, apo dhimbje të forta, kjo bimë është shumë e këshillueshme të përdoret 2 herë në ditë për rreth 2 javë.

Gjithashtu, mund të përdoret për qetësimin e mishrave të dhëmbëve. Nëse keni irritim të mishit të dhëmbëve, apo sapo i keni vendosur dhëmbët, mund të përdorni çajin e milcës për t’i bërë shpëlarje gojës mëngjes dhe darkë.

Përdorimi i këshilluar

Doza ditore e gjetheve të thara e të copëtuara të barit të bletës është 1.5-4.5 g. Çaji përgatitet duke hedhur 1 lugë gjelle gjethe me 2 gota ujë të valuar, lihet për 10 minuta, pihet 2 herë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *