Sheqeri është i ëmbël, por nëse e teproni me të mund të shjkaktojë “kërdi në shëndet. Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të Agjencisë Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit (Airc) dhe “rishikimet” më të fundit në revistat më prestigjioze shkencore, kanë vërtetuar se konsumimi i tepruar i sheqerit është shkaku i një serie të gjatë problemesh.
Disa nga dëmtimet që sjell konsumimi i tepërt i sheqerit janë: Shtim në peshë, sëmundje të zemrës, diabet, tension i lartë i gjhakut, kolesteroli i lartë, sëmundje të mëlcisë, luhatje të humorit dhe plakje e parakohshme.
Cila është doza e përditshme që nuk duhet tejkaluar?
Sipas OBSH-së, nëse doni të jeni “të blinduar”, doza e duhur është 25 gram në ditë, ose 5 lugë çaji. Këtu përfshihet sheqeri i zakonshëm i tryezës, ai që u shtohet ushqimeve dhe pijeve, por edhe mjaltë, shurup, lëngje frutash dhe marmelata.
Por, si mund të numërohen “lugët e çajit”, duke pasur parasysh se sheqeri është i fshehur edhe në salcat e domates?
Ai “zbulohet” në etiketat nën titullin ‘karbohidratet, prej të cilave sheqerna’ ose “përbërës”, ku thuhet: sukroza, sheqer kafe, sheqer i përmbysur, shurup glukozë, fruktoza, maltozë, niseshte, dekstrin. Për shembull, në një fetë të tortës margarita ka 34 g, në një pije të konservuar 35 g.
Në lidhje me nevojën për të ndërhyrë shpejt, “Shoqata Amerikane e Zemrës” në përfundim të një studimi gjithëpërfshirës mbi rreziqet e tejkalimit të sheqernave rekomandon: “Mos u jepni fëmijëve nën dy vjeç ushqime me sheqer brenda, dhe për adoleshentët jo më shumë se një pije me sheqer në javë”.
Sheqeri jep varësi
Sheqeri duke dhënë varësi, gjithashtu ju shëndosh: konsumi shkakton shenja të insulinës dhe sheqerit në gjak që bien brenda një ore dhe ju rrisin dëshirën për të ngrënë sërish.
Te pijet me sheqer, megjithatë, “kurthi” përfaqësohet nga kaloritë e lëngshme, të cilat nuk japin një ndjenjë të ngopjes (receptorët tanë janë të lidhur me vëllimin).