Mëlçia është organi që pastron trupin nga toksina dhe eliminon jashtë këtij të fundit substancat e dëmshme.
Një regjim i pashëndetshëm ushqimor, konsumi i tepruar i alkolit, ushqimeve të skuqura, me shumë kripë, apo sheqer, ngadalësojnë gjithashtu punën e motorrit të organzimit.
Këto zakone mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë me kalimin e kohës, receta që përmirëson funksionet metabolike të mëlçisë duke pastruar vetë këtë të fundit nga helmet.
Ekspertët besojnë se uji i rrushit të thatë nxit disa procese biokimike në mëlçi, të cilat rrisin efektivitetin e largimit të toksinave nga qarkullimi i gjakut.
Mineralet dhe vitaminat e rrushit shërbejnë si një central elektrik ushqyes për mëlçinë. Pas këtij trajtimi në vetëm 4 ditë do të përmirësoni tretjen tuaj dhe do të ndiheni më energjikë.
Përbërësit: 150 gram Rrush i thatë. 2 gota Ujë (400 ml).
Përgatitja: Shpëlajeni rrushin e thatë me ujë të bollshëm, ndërkohë vini në zjarr dy gota ujë të vlojnë.
Shtoni rrushin e thatë dhe lëreni të ziejë për 20 minuta. Lëreni pijen të pushojë gjatë natës. Të nesërmen largoni rrushin e thatë nga ena me ujë dhe pini një gotë 30 minuta para se të hani mëngjes. Duhet pirë me stomakun bosh.
Shënime: Ndiqni këtë regjim për të paktën 4 ditë. Ju mund të përdorni këtë trajtim të paktën një herë në muaj, dhe nuk ka efekte anësore negative.
Pjesa më e rëndësishme është që ju të merrni të gjitha përfitimet e rrushit të thatë, duke shmangur përmbajtjen e tyre të lartë të sheqerit.