Nëse deri më sot i keni hedhur lëkurat e patateve në koshin e mbeturinave, pasi të mësoni se sa shumë mund të përfitoni nga to, do t’i gatuani vetëm për të marrë lëkurën. Patatet janë të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë rrudhat dhe t’i japin shkëlqim lëkurës suaj .
Lëkura e patates mund të përdoret dhe për trajtimin e flokëve. Mund t’u japin shkëlqim dhe të ndihmojnë flokët tuaj të rriten më shpejtë.
Qëroni 3-4 kokrra patate dhe lëkurat shtrydhini në një shtrydhëse..
Lëngun që përftuar aplikojeni direkt në skalpin e kokës e masazhojeni për pesë minuta.
Lëreni për 15 minuta të tjera.
Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë
Lëkurat e patates kanë veti të fuqishme zbardhuese dhe mund t’i japin shkëlqim çehres suaj
Përgatitja:
Qëroni patatet.
Fërkoni sipërfaqen e brendshme të lëkurës së patates në fytyrën tuaj. Lëkura duhet të jetë e freskët dhe të përmbajë lagështi.
Mund të shtoni pak lëng limoni në lëvozhgën e patates, për të përshpejtuar procesin. Këto 2 përbërës kur kombinohen do të ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe zbardhjen e lëkurës tuaj.
Duhet të dini që lëngu i lëkurës së patates të qëndrojë në fytyrën tuaj derisa të thahet.
Shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë.
Shënim
Aplikojeni rregullisht për të parë rezultate efektive.