Categories
Uncategorized

E konsumonì çdo dìte djathìn por pa e dìtur se cfare ì ndodh zemres? Ja se cfare thone ekspertet

Shkencëtarët pohojnë se ngrënia e 40 gram djathë çdo ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Këto gjetje për zemrën vijnë nga një analizë e 15 studimeve vëzhguese që analizuan efektet e marrjes së djathit në rrezikun kardiovaskular.

Bashkautori i studimit, Li-Qiang Qin, punon në Departamentin e Ushqyerjes dhe Higjienës së Ushqimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochow në Kinë.

Ai dhe kolegët e tij publikuan në dhjetor rezultatet e kërkimit të tyre në revistën shkencore European Journal of Nutrition.

Djathi është padyshim një nga ushqimet tona të preferuara.

Përmban lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin. Të tillë janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Por, ka edhe shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterolit.

Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për zemër dhe goditje në tru. Studimi, megjithatë, tregon se djathi mund të ketë efekt të kundërt në shëndetin kardiovaskular.

Rreziku i zemrës reduktohet deri në 18% – Në total, 15 nën-studimet përfshinin më shumë se 200,000 pjesëmarrës. Efektet e konsumit të djathit u analizuan gjatë një dekade.

Shumica e studimeve përfshinin individë që nuk kishin sëmundje kardiovaskulare në kohën e studimit.

Analiza tregoi se në krahasim me ata që hanin shumë pak djathë, ata që hanin normalisht kishin:

deri në 18% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, deri në 14% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës, deri në 10% më pak gjasa për të pasur një goditje në tru.

Shkencëtarët raportojnë se këto rezultate ishin më të forta tek ata pjesëmarrës, të cilët konsumonin rreth 40 gram djathë çdo ditë.

Si përfundim, ata shkruajnë: “Kjo analizë e studimeve vëzhguese sugjeron një korrelacion jo-linear të anasjelltë midis konsumit të djathit dhe rrezikut kardiovaskular”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *