KJO dekadë është vendimatare për klimën, ndryshimet e saj dhe rrjedhimisht për KAPËRCIMET e motit nga një ekstrem në tjetrin.
Kjo dekadë DO TË ketë plot ngjarje të motit ekstrem, stuhi tropikale JO MË VETËM në tropik por jashtë tij d.m.th në Mesdhe, Ballkan, në EU-Qendrore dhe kudoqoftë.
Reshje intensive dhe përmbytje, më shumë uraganë në oqeanet Atlantik dhe Paqësor, më shumë valë nxehtësie nga Australia në Europë dhe deri në Siberi. PO ASHTU acari i rrethit polar do zbresë shpesh drejt Europës Jugore madje duke prekur edhe brigjet e Afrikës (rasti I dëborës vjet por edhe para pak ditës në shkretëtirat e afrikës).
Pas Marveshjes së Glasgout fundvitit të shkuar SIGURISHT që gjërat do të ndryshojnë pasi do të REDUKTOHET clirimi i gazit CO2 nga shtetet ndotës, do të pyllëzohen sipërfaqet pyjore të dëmtuara, do të kërkohet për energji të rinovueshme në vend të naftës dhe gazit natyror.
DHE NËSE PIKAT Më LART DO Të ZBATOHEN me përpikmëri gjatë kësaj decade, SHPEJT klima e tokës do e ndjejë përmirësimin d.m.th do të tentojë drejt NORMALIZIMIT./meteoalb