Një mjek popullor me origjinë pakistaneze, Muhamed Rashid Ahmed, pretendon se ka zbuluar formulën që shëron sëmundjen e rëndë të leucemisë.
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Vila 24” dhe i ka treguar se e ka krijuar vetë këtë formulë, që ka pasur rezultat në shumë persona të sëmurë.
Rashid, jeton prej 15 vitesh në qytetin e Elbasanit, pasi u martua me një vajzë shqiptare, me të cilën solli në jetë edhe 3 fëmijë.
I lindur dhe i rritur në Pakistan, ai ka studiuar që në fëmijëri mjekësinë popullore, e cila është shumë e përhapur në vendin e tij. Falë pasionit për shëndetin dhe natyrën, ai ka krijuar formula bimore për shumë sëmundje, ndër to edhe për leuceminë.
Mjeku popullor me origjinë pakistaneze, Muhamed Rashid Ahmed, ka treguar se, ai është në gjendje ta vlerësojë shëndetin e një njeriu, duke i matur pulsin e dorës.
“Është diçka e çuditshme, por mjek është ai që kur e shikon njeriun kupton se çfarë problemi ka”- deklaron Rashid.
Ndër të tjera, ai dergoi në studio edhe rezultatet e analizave të një pacienti me leucemi kronike, ku duken parametrat e gjakut të stabilizuara, pas dy muajsh trajtimi me formulën e tij.
“Personat nën 40 vjeç reagojnë shumë shpejt,- deklaron mjeku popullor pakistanez,- sepse ata kanë imunitet më të mirë dhe kjo bën që edhe ilaçi të veprojë më mire.”
Rashid thotë se, merr përsipër edhe trajtimin e një sërë sëmundjesh të tjera si: migrena, gurët në veshka, stresi, ankthin, depresionin, nervin shiatik, diabetin, etj.