Rritja e prodhimit te aciditetit ne stomak mund te shkaktoje simptoma te ndryshme si refluks, ndjesi djegieje, fryrje, gromesima, dispepsi, perzierje dhe shije thartire ne goje. Arsyet e hierprodhimit te aciditetit ne stomak jane te ndryshme, nga menyra e te ushqyerit, konsumi i alkolit e deri te trashegimia.
Nese situata zgjat per nje kohe te gjate e patrajtuar, pasojat mund te jene dramatike pasi qelizat e stomakut fillojne te humbin aftesine mbrojtese ndaj aciditetit. Modifikimi i ushqimit eshte nje nder hapat kryesore ne kontrollin e aciditetit te stomakut. Le te shohim ushqimet qe mund te neutralizojne lengjet e stomakut duke e kthyer “ambjentin” ne me bazik.
Bulmeti
Qumeshti eshte nje nder ushqimet qe mund te qetesoje ndjeshem hiperaciditetin e stomakut, por duhet te jete pa yndyre pasi kjo e fundit mund te shkaktoje te kunderten.
Nenproduktet e qumeshtit (me yndyre te reduktuar), si kosi dhe djathi, perbejne burim te mire proteinash dhe kalciumi. Per kete arsye keshillohet te konsumojme rreth 3 racione cdo dite bulmet. 1 racion bulmet = 45gr djathe, 200ml kos dhe 240ml qumesht.
Frutat
Frutat te cilat kane aciditet vete, si portokallet, kivi, qitrot, limonat, ananasi, luleshtrydhet, duhet te evitohen. Mollet jane nder frutat qe ndihmojne ndjeshem ne kontrollin e aciditetit, gjithashtu rrushi, dardhet, bananet, pjepri, boronicat dhe pjeshket, jane fruta te tolerueshme mjaft mire. Gjithsesi, konsumi i frutave nuk duhet te kaloje sasine e nevojshme ditore qe eshte deri ne 4-5 racione ne dite. 1 racion frut = perafersisht 120gr frut
Perimet
Pergjithesisht, perimet jane zgjedhje e mire per nje stomak qe prodhon aciditet me shumice, pervec domateve dhe qepeve te cilat, eshte mire te evitohen ne rastin ne fjale. Zhardhoket si patatet, karrotat, rrepat dhe vecanerisht finoku jane mjaft miqesore me stomakun.
Lengu qe perftohet nga shtrydhja e lakres se bardhe, te fresket, eshte nje nder produktet me te persosura per rigjenerimin e qelizave te stomakut dhe mbrojtjen e tyre nga aciditeti. Brokoli, mashurkat, lakrat, lulelakra, kungujt, selinoja dhe verdurat, perbejne nje pjese te rendesishme te ushqimit te shendetshem e te ekuilibruar dhe keshillohet te konsumohen ne nje sasi prej 200-300gr/dite.
Lengu ideal per stomakun
400gr laker e bardhe
1 molle e embel
1 kokerr finok
2 feta te holla xhinxher te fresket
Pergatitja
Shtrydhini perimet te gjitha bashke dhe konsumojeni lengun 2 here ne dite; ne mengjes dhe para gjumit.
Drithrat
Pergjithesisht, buka, makaronat, orizi dhe drithrat jane te pranueshme ne kete diete. Vecanerisht, tershera eshte mjaft e keshillueshme, si dhe drithrat integrale dhe nenproduktet e tyre. Kujdes; mos i ngarkoni gatimet e tyre me salca te yndyrshme apo djathe te pasur ne yndyre. Keto produkte duhet te perbejne burimin kryesor te energjise qe nevojitemi ne dite, prandaj perpiquni ti vendosni ne pothuaj te gjitha vaktet tuaja.
Mishi, peshku
Ushqimet ne kete kategori jane te lejueshme, mjafton te mos jene te pasura ne yndyre, mos te teprohet ne sasi dhe te mos gatuhen te skuqura. Preferoni peshkun e kalter, mishin e bardhe te shpendve – pa lekuren, vezet e freskta, fasulet dhe djathin pa yndyre, si burim kryesor te proteinave. Mishi i kuq keshillohet 1-2 here ne jave, i gatuar ne presjon me perime dhe erza, si rozmarina dhe sherebela.
Pijet
Uji eshte pija me e pershtatshme per organizmin dhe stomakun sensitiv. Disa cajra si kamomili, finoku dhe xhinxheri rekomandohen per te ulur aciditetin. Pijet qe duhet te evitohen jane te gjitha ato qe permbajne kafeine, alkol, kakao dhe mente.
Produkte te vecanta
Uthulla e molles, edhe pse teper acide vete, rezulton ne permiresim te ph-se se stomakut. Provoni ta vendosni si perberes te salcave tuaja per sallatat bashke me vaj ulliri dhe pak mjalte.
Probiotiket jane mikroorganizma qe luajne rol teper ushqyes per aparatin tone tretes dhe si rrjedhoje jane nje arme e forte kunder dispepsise qe mund te pasoje aciditetin e larte.
Mengjesi ideal per te ulur aciditetin e stomakut
1 kupe qumesht pa yndyre ose qumesht bajamesh
½ kupe tershere
10 bajame
½ molle
Pergatitja
Vini ne zjarr te ulet qumeshtin me tersheren deri sa ajo te zbutet. (Mos lejoni te ziej qumeshti).
Thermoni bajamet dhe i hidhni te qumeshti.
Copetoni mollen dhe e shtoni persiper.
E konsumoni te ngrohte./Blerina Diet