Me kalimin e viteve, pajisjet elektroshtëpiake kanë ndryshuar shumë dhe janë bërë gjithmonë e më të sofistikuara.
Nëse deri para 10 a 15 vitesh kishit në shtëpi soba të mëdha me vatra gazi e korenti që shpeshherë i ngjanin një rrjete merimange pasi mblidhnin shumë thërrime ushqimi apo shenja vaji, sot vendin e tyre e kanë zënë sobat me pianurë prej xhami dhe qeramike.
uk keni nevojë të shtypni çelësa apo t’i ndizni me shkrepëse, pasi teknologjia e touch-it, komandimit me gisht, është arma e tyre më e fortë.
Por sipërfaqja e tyre e sheshtë dhe e lëmuar shpeshherë i tremb amvisat, sidomos në rast se tregohen të pavëmendshme dhe derdhin gabimisht qumështin, gjellën apo kur skuqin perime me shumë vaj. Gaboheni nëse mendoni që një pajisje e shtrenjtë kërkon me patjetër larës të shtrenjtë.
Zgjidhja është pikërisht në kuzhinë, po aty ku keni edhe sobën. Sot, Living ju njeh me një larës të bërë në shtëpi që heq njollat dhe lan furnelat e painurës.
Përbërësit: uthull molle ose uthull e bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë. Në një enë shtoni dy lugë gjelle sodë buke, një lugë çaji kripë dhe uthull molle ose uthull rrushi derisa të fomohet një pastë. Më pas shtoni një gotë ujë të vakët.
Merrni një sfungjer të butë dhe njomeni me larësin e sapokrijuar dhe fërkoni sipërfaqen ku ka njolla. Nqs njolla është e vështirë, hidhini sipër pluhurin e sodës së bukës dhe vazhdoni pastrimin me sfungjer.
Në fund pastroni pianurën me një leckë të lagur dhe në fund leckë e thatë. Soba juaj do të shkëlqejë dhe mbi të gjitha nuk do të gërvishtet.