Gjatë blerjes mund të vihet re që vezët kanë çmime të ndryshme duke i diferencuar në bazë të ngjyrës.
Disa njerëz mendojnë se vezët kafe janë më të shëndetshme ose më natyrale, ndërsa disa mendojnë se vezët e bardha shijojnë më mirë.
Shkencëtarët kanë krahasuar vezët me lëvozhgë kafe dhe ato të bardha për të parë nëse ka ndonjë ndryshim për nga vlerat ushqyese.
Studimet kanë zbuluar se ngjyra e lëvozhgës nuk ka ndonjë efekt në cilësinë dhe përbërjen e vezës.
Edhe pse ngjyra e lëvozhgës nuk përbën ndonjë ndryshim, janë faktorët si lloji i ushqimit, freskia dhe mënyra sesi gatuhet veza që ndikojnë në shije.
Vezët e bardha dhe kafe nuk kanë asnjë ndryshim për nga vlerat ushqyese. Dallimi vjen nga lloji i pulës.
Vezët e bardha vijnë nga pulat me pendë të bardha dhe lobet e veshëve të bardha, ndërsa vezët kafe vijnë nga pulat me pendë të kuqe dhe lobet e veshëve të kuqe.
Të dyja llojet e vezëve janë të shëndetshme.
Në të kaluarën vezët kafe kushtonin më shumë sepse pulat që bënin vezë kafe ishin më të mëdha dhe bënin më pak vezë sesa pulat që bënin vezë të bardhë.
Vezët kafe shiteshin me çmim më të lartë për të kompensuar kostot shtesë. Sot pulat që bëjnë vezë kafe kanë kosto të njëjta prodhimi me pulat që bëjnë vezë të bardha.