Ermal Mamaqi feston sot 40-vjetorin e tij. Ai ka publikuar një fotografi me tortën në duar, ku nuk ka nguruar të bëjë dhe pak humor.
“Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç. 21.03.21.”, ka shkruar Mamaqi krahas fotos.
Ndonëse mitet thonë se 40 vjetori nuk festohet, në llogarinë e aktorit dhe moderatorit nuk ka munguar festa e urimet.
Ashtu siç ai trajton çdo situatë me humor dhe sarkazëm duket se do të jenë edhe urimet e miqve që tani e kanë kuptuar shumë mirë filozofinë e rrugës së zgjedhur nga Ermali.
“Edhe 100 të lumtura motër”, ka shkruar Jonida Vokshi krah fotos me Mamaqin.