Të gjithë e dimë që “Një mollë në ditë e mban mjeku larg”, por të paktë janë ata që e nisin ditën duke ngrënë këtë frut.
Deri më tani është besuar se banana është fruti më i mirë për të ngrënë mëngjesin, por në Living do të listojmë, jo pak, por shtatë arsye përse duhet të hani një mollë sa të hapni sytë.
1. Lufton qelizat anormale
Hulumtuesit nga Shoqata Amerikane Cancer Research, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.
2. Kocka të shëndetshme
Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë , quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave të pranishme te gratë pas menopauzës. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave.
3. Shëndeti kardiovaskular
Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës , një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”.
4. Ul nivelet e kolesterolit
Fibrat dietetike të gjendura me shumicë tek mollës janë të tretshme e kjo do të thotë që këto fibra mund të “thithin” kolesterolin nga organizmi juaj, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.
5. Redukton rrezikun e diabetit
Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e mollëve jeshile mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit tip 2.
6. Ju mbron kundër sëmundjes së parkinsonit
Hulumtimet treguan se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, mund të mbrohen nga sëmundja e Parkinsonit, e cila është një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e prodhimit të dopaminës nga qelizat nervore. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me “luftën” që i bëjnë antioksidantët, radikaleve të lira.
7. Mbajtja e peshën nën kontroll
Molla është e pasur me fibra dietike dhe ngrënia e saj çdo mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për disa orë deri sa të konsumoni vaktin e drekës pa prishur regjimin.