Erëzat janë përdorur ndër shekuj jo vetëm për t’i shtuar shije ushqimit, por dhe falë vetive të tyre kuruese. Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, natyra është treguar bujare duke na ofruar një sërë bimësh medicinal që kanë një efekt çuditbërës në trurin e njeriut. Erëzat e mëposhtme ju mbrojnë nga stresi oksidativ, nxisin përqëndrimin dhe rrisin aftësitë njohëse.
Si një nga pemët më të vjetra në Tokë, Ginkgo Biloba është përdorur për shekuj me radhë për të kuruar shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë qarkullimin e dobët të gjakut dhe kujtesën e dobët.
Gjithashtu është treguar se kjo bimë rrit qarkullimin e oksigjenit në tru dhe parandalon plakjen e qelizave, kjo në sajë të antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira.
Rozmarina mund të përmirësojë me 75% kujtesën.
Besohet se enzima Eucalyptol, përgjegjësia për aromën e këndshme të rozmarinës është ajo që ndikon në qelizat dhe neurotransmetuesit e trurit të njeriut. Aromaterapia me rozmarinën jo vetëm që përmirëson shëndetin mendor, por stimulon krijimin e qelizave të reja gjithashtu.
Humbja e kujtesës konsiderohet si process natyral që vjen me plakjen e organizmit, por rozmarina mund të mbrojë trurin tuaj në disa mënyra duke parandaluar me 75% humbjen e kujtesës dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ.
Rozmarina përmban acid carnosid që lufton radikalet e lira që dëmtojnë cipën e trurit. Për të përfituar nga kjo erëz e njomë ju mund ta përdorni në gatim ose të ndjeni aromën e vajit esencial të rozmarinës.
Xhenseni gjithashtu ka aftësinë për të stimuluar funksionet e qelizave të trurit dhe rrit përqendrimin. Një studim zbuloi se xhenseni mund të funksionojë si një trajtim natyral Alzheimer. Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se xhensen ka përbërës aktivë që luftojnë qelizat anormale.
Mentja përmban një phytonutrient njohur si monoterpene. Studimet tregojnë se ky phytonutrient ka aftësinë për të ndaluar rritjen e tumoreve.
Studiuesit zbuluan se era dhe shija e mentes mund të kenë efekte të thellë në funksionet njohëse. Studimet kanë treguar se karamelet me mente rrisin vigjilencën, kujtesën, aftësinë për t’u dhënë zgjidhje problemeve etj.