Lira Gjika, psikologe dhe specialiste për fëmijët dhe trajtimin e tyre në marrëdhëniet me të tjerët, prek shpesh tema shumë të rëndësishme për familjen e jo vetëm. Këtë herë ka ndaluar tek ndikimi i gjyshërve në jetën e të vegjëlve. Do thoni ju këtu nuk mund të gjendet e keqja, por Lira ka një tjetër mendim.
Pa dashur e pa kuptuar, gjyshërit nxisin tek nipërit dhe mbesat distancimin nga prindërit me përkdhelitë e tyre. Sesi ndodh kjo gjë, Gjika e shpjegon me anë të një statusi.
“Shpesh dëgjoj deklarata gjyshërish për nipërit dhe mbesat, që arrijnë tu kundërvihen fëmijëve të tyre, prindërve të fëmijëve. Ata, gjyshërit i justifikojnë sjelljet, në emër të dashurisë së madhe, që kanë për nipin dhe mbesën e tyre.
Deklarata të tilla si: ‘Se ne e duan më shumë nipin dhe mbesën’, apo kur u plotësojnë një dëshirë, për të cilën prindërit nuk janë dakort, dhe ata gjyshërit me prepotencë i thonë fëmijës: ‘Kush i pyet ata, prindërit, ke gjyshërit ti, që të duan më shumë dhe ti plotësojnë dëshirat’. Këto shprehje dhe sjellje, janë vetëm të dëmshme dhe bëjnë vetëm dëm.
Gjyshërit duhet të mësojnë shumë mirë një gjë, nëse vërtet i duan nipërit dhe mbesat e tyre, të mos u përgojojnë e shvleftësojnë prindërit, sidomos ‘mamin’, nënën e fëmijës. Fëmija do nënën dhe babanë, të tjerët, duke filluar nga gjyshërit, janë mbrapa prindërve të fëmijës.
Nëse gjyshërit dalin para prindërve, i demostrojnë fëmijës vetëm një gjë, se prindërit nuk e kanë të rëndësishëm dhe nuk e duan. Pra, e vendosin fëmijën në dilemë, pse nuk e do atë mami dhe babi i vet?
Fëmija duke qenë i parritur nuk ka mekanizma të tillë psikoemocional, që të durojë faktin, që mami nuk e do. Madje këtë gjë nuk e duron dot as i rrituri. Pa mendohuni gjyshër tu thonë se nuk ju ka dashur nëna si do të ndiheni? Kujdes gjyshër me deklaratat tuaja.
Të futesh ndërmjet prindit dhe fëmijës do të thotë ti tregosh fëmijës, që është vetëm dhe fëmija nuk jeton dot i vetëm. Këtë doni ti tregoni fëmijës së fëmijës tuaj, nipit tuaj, që ai është I braktisur? Lira Gjika”. A nuk jemi gjendur të gjithë në këtë situatë?