Ju bien flokët? Ja si të parandaloni rënien e tyre me këtë maskë të përgatitur në kushte shtëpie.
Përbërësit:
1 vezë
1 banane
1 lugë gjelle mjaltë organik
Procedura:
Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse.
Shtrydhini mirë derisa të formohet një masë homogjene.
Aplikojeni maskën e përgatitur në kokë.
Është mirë që ta aplikoni maskën pasi të keni larë flokët me shampo, për t’u siguruar që koka që jetë e pastër dhe të mos jetë me yndyrë. Pasi ta aplikoni maskën, mbështillni flokët me një qese dhe mbajeni për jo më shumë se 2 orë.
Në fund e lani kokën si zakonisht.
Të gjithë përbërësit kontribuojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe daljen e qimeve të reja. Për shembull, banania pengon formimin e majave të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokëve. Ai është i pasur gjithashtu me antioksidues që riparojnë flokët e dëmtuar.
Përbërësi kryesor tek kjo maskë është padyshim veza, e cila është një burim i mirë i proteinës, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në rritjen e flokëve.