Pastron mushkerìte dhe u ben te ndìhenì me te shendetshem : Kjo eshte pìja qe do t’ìu vìj ne ndìhme

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëm undjet e ndryshme.

Çaji jeshil

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës. Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.

Lëngu i limonit

Sipas të dhënave lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik. Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh. Lëngu i boronicës së kuqe ose ananasit. Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës. Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alk olike.

Lëngu i karrotës

Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gj ak. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrez ikun e sëmundjeve të mushkërive.

Xhenxhefil

Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija. Ai lehtëson eliminimin e se krecioneve bllokuese të mushkërive. Ushqimet e pasura me antioksidantë Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.

Rigoni dhe nenexhiku

Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve. Mund t’i përdorni si çaj si çdo çaj tjetër bimor. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret.

Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët. Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave të ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *