Motì merr kthesen e paprìtur: Sì do te mbyllet muajì Mars dhe kur do te vìje freskìmì ì motìt

Deri të dielën, moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Ajo se çfarë vlen të theksohet se në territorin Shqitpar janë rritur temperaturat e ajrit, sot kemi patur rreth 2 gradë vlerë me te ulët në zonat malore dhe vetëm në zona shumë të izoluara.

Presim gjatë mesditës 19-20 gradë celcius në shtrirjen perëndimore, kryesisht vija bregdetare e adriatikut do të jetë shumë e ngrohtë në mesditën e sotme.

Kthjellimet do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të ditës së sotme, vranesirat do te shfaqen kryesisht ne pjesën e dytë të ditës, por do të jenë të lehta dhe kalimatare. Kto jane detajet për ditën e sotme.

Ndërsa fundjava, e shtuna dhe e diela mbetet kryesisht e kthjellët. Do të ketë vranesira të herë pas hershme por nuk do të ketë rreshje në territor. Temperaturat vijojnë me një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshime shumë të mëdha.

Po ashtu dita e dielë do të ketë vranësira në fakt që në orët e para të ditës. Pra që nga paraditja bën më të dukshme vranësirat në të gjithe Shqipërinë, pjesa e dytë e së dielës do të ketë vranësira të dukshme dhe më sipër me ndonjë shi të izoluar, kryesisht në veri-perendim dhe në veri ndërsa dita e hënë ajo që bën ndryshimin sjell një sistem të fuqishëm me vranësira.

Megjithatë rreshjet do të jenë në sasi krejt të pakta pasi ky sistem kalon shumë shpejt nëpër territorin Shqiptar duke mos patur mundësi që të qëndrojë mbi territorin Shqiptar.

Por sasitë e shirave do të jenë krejt të papërfillshme. Bëhet fjalë për disa milimetra. Temperaturat do të luhaten nga 19-20 gradë gjatë ditës së sotme dhe deri të dielën. Ndersa dita e hënë ajo që sjell një rënie të temperaturave prej të paktën 2-3 gradë ne zonat veriore një rënie me të lehtë në qendër dhe ne jug për shkak të vranësirave dhe rreshje që do të jenë prezente. Theksojmë qe do të jenë të pakta.

Përtej të hënës me pas do te kemi ndryshim të tablos. Dita e fundit e marsit dhe 2 ditët e para të prillit që do të sjellin rreshje. Një nga këto 3 ditë do të sjell rreshje të konsiderushme në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *