26 marsi shënon ditëlindjen e aktores së njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila ka mbajtur dhe postin e deputetes së PS. Sot Xhuvani feston 58 vjetorin e lindjes.
Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor.
Pasi diplomohet për aktore në vitin 1986 në Akademinë e Arteve fillon punën me Estradën e Sarandës. Në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës.
Keshtu tamam në vitin 1988 largohet nga Saranda për në Tiranë për të filluar ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).
Qe kur ishte akoma studente, ajo fillon karrierën si aktore filmi , fillimisht ka nje rol episodik te nje studenteje ne filmin Apasionata 1983, por zyrtarisht hyn ne kinematografi ne vitin 1986 ne dy filma “Fjale pa fund” ne rolin e Magdalenes “Dhe vjen një ditë” (Infermierja).
Por filmi që do ta bëjë atë të njohur e të dashur për publikun shqiptar do të jetë filmi “Flutura ne kabinën time” të Vladimir Priftit në rolin e Fluturës.
Rol për të cilin ajo do të vlerësohet me “Kupën për Aktoren me te Mirë” ne Festivalin e Filmit, te vitit 1985.