Të pesëdhjetat janë një sfidë e madhe për një grua. Sipas ekspertëve, pas kësaj moshe, gruaja është ndjeshëm më e rrez. ikuar nga problemet me zemrën. Kardiologët kanë shpjeguar shumë qartë çfarë ndodh me zemrën e një gruaje pas të pesëdhjetave.
Rre ziku i Problemeve me Zemrën Rritet
Më shumë se gjysma e grave në botë nuk e kanë të qartë se sëm. undjet e zemrës janë rreziku më i madh për shëndetin e tyre.
Pjesa më e madhe i druhen kancerit të gjirit por jo zemrës.
Në fakt të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i grave shqiptare që vdesin nga sëmundjet e zemrës është më i lartë se ai i burrave. Këto të dhëna tregojnë se qytetet e Tiranës, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë së grave nga sëmundjet e zemrës.
Zemra Bëhet Më E Ngurtë
Pas të pesëdhjetave, muskujt e zemrës nisin të bëhen më të ngurtë dhe kësisoj vështirësojnë pompimin e gja. kut dhe qarkullimin e tij.
Ky problem përkeqësohet më shumë tek gratë për shkak të ndryshimeve hor monale. Nivelet e ulëta të estrogjenit ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e zemrës, sidomos në moshën nga 50 deri në 54 vjeç.
Çrregullimi i Rrahjeve të Zemrës
Pas të pesëdhjetave, rreziku i çrregullimit të rra hjeve të zemrës, ose siç njihet ndryshe aritmia, rritet ndjeshëm.
Për pasojë, ekspertët këshillojnë që gratë që kanë probleme të tilla të jenë të vëmendshme e të këshillohen shpesh me mjekun.
Grave u Thyhet Zemra
Në këtë moshë, lajmet e këqija janë më të shpeshta dhe stresi më i lartë. Për pasojë, gratë përballen me atë që njihet ndryshe si zemra e thyer. Nuk kemi të bëjmë me një term figurativ.
Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin rrahjet e zemrës në një zonë të veçantë të muskulit të saj. Sindroma e zemrës së thyer përgjithësisht nuk është fatale, megjithatë, shoqërohet me dhi mbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.
Këto shenja janë të ngjashme me ato të një ataku në zemër.
Më shumë se 90% e rasteve të sind romës së zemrës së thyer regjistrohen në grupmoshat nga 58 në 70 vjeç.
Mbipesha Dhe Zemra
Metabolizmi ngadalësohet me kalimin e moshës. Rreziku për mbipeshë është tepër i lartë, duke u kthyer në faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Gratë shëndoshen më lehtë për faj të mungesës së estrogjenit, duke u bërë kështu më të ndjeshme ndaj problemeve të zemrës.
Për më tepër, mungesa e estrogjenit, shoqërohet me rritjen e nivelit të kolesterolit të keq. Ky i fundit është një tjetër faktor rrez. iku për sëm. undjet e zemrës.
Pas të pesëdhjetave, gratë vuajnë më shumë nga ngurtësimi i enëve të gja. kut, tensioni i lartë i gja. kut, ngushtimi i enëve të gja kut por edhe diabeti.
Pas kësaj moshe, struktura e gjumit ndryshon tek gratë dhe ato flenë më pak.
Problemi qëndron se gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe vështirësojnë punën e saj.