Qepa është e pasur me shumë subst anca, si squfuri, që është përgjegjës për aromën saj, epo ashtu janë shumë të shëndetshme edhe për ruajtjen e shëndetit.
Nga qepa kemi shumë dobi dhe jua paraqesim disa prej tyre.
ËSHTË E RËNDËSISHME PËR SISTEMIN KARDIOVASKULAR
Substancat e squfurit parandalojnë trashjen e gjakut dhe formimin e trombëve.
Pos kësaj, ul nivelin e kolesterolit të keq dhe triglicirideve në gjak, si dhe përmirësojnë funksionimin e membranës së qelizave të kuqe të gjakut. Qepa mund të parandalojë edhe disa sëmundje të zemrës.
NDIKON MIRË NË SHËNDETIN E ESHTRAVE
Studimet kanë treguar se qepa mund të ndihmojë në ruajtjen e dendësisë së eshtrave.
SHËRON INFEKSIONET
Qepa është e shëndetshme në luftë kundër infeksioneve. Antioksiduesit që gjenden në qepë luftojnë infeksionet, duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin e njeriut.