Ulliri është një nga bimët që njihet për përfitimet e shumta në shëndetin e njeriut.
Por nëse nuk e dinit, edhe gjethet e tij përmbajnë substanca të cilat kanë këto veti:
Ndalojën shumimin e viruseve në qelizat e shëndetshme të organizmit të njeriut, virusin e gripit, ftohjes, meningjitit, pneumonisë.
1.Luftojnë ftohjet
2.Luftojnë kandidën
3.Përmirësojne infeksionet e veshit, dhëmbëve dhe ato urinare
4.Luftojne mikrobet kërcënuese për shëndetin
Si ta përgatisni çajin me gjethet e ullirit: Këpusni në orët e para të mëngjesit degët e freskëta të ullirit, i cili duhet të jetë i pa spërkatur.
I thani në furrë për 3 orë në 60 gradë. Preferohet tharja në furrë sepse tharja natyrale merr shumë kohë dhe mund të oksidohen polifenolët e çmuara.
Pasi është tharë, e thërrmoni dhe e vendosni për çdo kupë nga 2 lugë çaji gjethe.
I hidhni ujë të valuar dhe e lini 5-10 minuta. Mund ta kombinoni me pak çaj mali për aromë.
E konsumoni 3-4 herë në ditë me mjaltë dhe pak limon të shtrydhur.