Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga shira lokalë. Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV sinoptikania Laida Porja deklaroi se situata e paqëndrueshme do të shoqërojë motin në vendin tonë edhe në ditët në vijim, ndërsa theksoi se do kemi rritje të temperaturave.
Ajo tha se ditët e fundit të gushtit deri në javën e parë të shtatorit temperaturat do arrijnë deri në 37 gradë celsius, pavarësisht se pasditet do të shoqërohen kryesisht me rrebeshe shiu, ku nuk do të mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit në zonat bregdetare
Situatë e paqëndrueshme edhe pse dita nis me diell. Parashikohet që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave nga nesër deri në 34 gradë. Kemi alternim të motit, paradite me diell dhe pasdite duke rrezikuar rrebeshe shiu ku më të dukshme do jenë në zonat juglindore.
Zonat e ulëta dhe kryeqyteti do kenë reshje afatshkurtra. Nuk do mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit në zonat e bregdetit. Parashikohet që dhe fundjava të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu.
E pyetur se si do të mbyllet muaji gusht, Porja tha se ‘deri në 31 parashikohet të ketë rritje të temperaturave, edhe pse në 10 ditëshin e fundit ka pasur luhatje, por pritet që dhe në javën e parë të shtatorit të kemi rritje temperaturash deri në 37 gradë.
Do kemi mot me diell nuk do mungojnë as reshjet e shiut, ndërsa qytetet e zonave të ulëta dhe ato malore do presim rrebeshe shiu”.