Dita e sotme mbetet në të njejtat kushte meteorologjike si të ditëve të fundit. Kjo e premte është nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.
Në mesditë e pasdite reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në juglindje lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Temperaturat luhaten nga 13 deri në 34 gradë celcius në rang territori. Fundjava vjen me lajme të mirë, dhe për më tepër për pushuesit të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë fundjavë të fundit të verës në plazh.
Moti pritet të jetë i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare dhe temperaturat do të vijojnë të mbeten në të njëjtën linjë si ditën e sotme.
Fillimi i javës së ardhshme që përkon edhe tre ditët e fundit të muajit gusht do të rikthejë reshjet në vend duke filluar nga zonat malore, të ulëta dhe ato bregdetare.
Edhe temperaturat do të pësojnë një rënie me 1-2 gradë më pak./albeu.com/