Një ditë më parë, Rita Lati festoi ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim unik nga e bija, Roza.
Aktorja mbush 62 vjeç ndërsa moderatorja shkruan me shaka se duket shumë bukur për 25 vjetor. “Pa shih sa e bukur je mamo! S’ta beson njeri që bën 62 sot! Më fal 25! Gëzuar ditëlindjen bossi!”
“Sot ka ditëlindjen Bossi. Ajo që bën ligjin me prezencë pa fol e le të flas. Që bën ligjin edhe duke qesh e duke bërë humor. E lërë kur është serioze e me nerva.
Gëzuar ditëlindjen Mam! Fjalët dhe mirënjohjet t’i kam shkruar çdo ditëlindje e çdo 8 Mars! Sot me 28 Gusht veç po të uroj jetofsh sa më gjatë e vogla ime!”
Krahas disa fotove të tjera, ajo shkruan: “Disa momente…kur mami merr mikrofonin dhe më bën mua zborin. Por ndërkohë tregon dhe barsaleta, dhe krijon atmosferë! Siç vetëm ajo di! Sot është dita jote mamo! Kështu festofshim gjithmonë! Të paça në krah tërë jetën!