Per te gjìthe ato qe preferojne te flejne me çorape, ja se çfare thote studìmì ì fundìt

Unë thjesht nuk mund të fle me këmbë të ftohta. Unë njoh te tjere që e bëjnë këtë si pjesë e rutinës së tyre të bukurisë, duke hidratuar kembet dhe duke veshur çorape per te qendruar te buta. Siç rezulton, duke fjetur me çorape mund të jetë dicka e mirë ne rutinën tuaj të gjumit.

Një grup te rinjsh te shendetshem u vunë në provë, dhe secilin e zuri gjumi menjehere sapo gjymtyrët e tyre u ngrohen. Kur enët e gjakut zgjerohen në duart dhe këmbët, ajo nxehtësi shpërndahet në pjesën tjetër të trupit.

Studimi zviceran tregoi se kjo i ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda një kohe të shkurtër. Nëse jeni një nga ata njerëz që i kanë neveri corapet ndaj nates, mund të provoni disa prej sugjerimeve te meposhtme:

Vendosni një shishe me ujë të nxehtë ose jastëk me korent midis këmbëve para se të shkoni për të fjetur.

Vendosni nje batanije shtesë në këmbët tuaja.

Blini carcafe kashmiri për gjumë.

Ngrohuni duke mbajtur veshur pandofla para se të futeni në shtrat.

Beni nje dush te ngrohte perpara gjumit, dhe pas dushit mos harroni te lyheni me vajin e livandos,aroma e te cilit do t’ju qetesoje shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *