Nëse të gjithë e presin stinën e verës me padurim për disa ditë pushimi, nuk ndodh e njëjta gjë me këngëtarët të cilët këto janë muajt më intensiv të punës.
Koncertet dhe gëzimet familjare mbushin axhendat e artistëve të cilët pas gjithë kësaj pune kanë edhe një shpërblim njësoj të madh.
Për Eranda Libohovën kjo verë paska qenë mjaft e suksesshme pasi menjëehrë pas mbarimit të saj ajo e ka “shpërblyer” veten me një makinë të re të cilën e ka publikuar në InstaStory.
Eranda ka blerë një makinë tip “Citroën c3” e cila kap çmimin 25-26 mijë euro./albeu.com/