Në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë dhe të mbrohemi nga helmimet, ne shpesh hedhim gjithçka që është e dyshimtë nga frigoriferi
Ndër artikujt më të shpeshtë të cilët i hedhim poshtë është edhe djathi.
Mirëpo, ekspertët e portalit Tasting Table kanë zbuluar sa gjatë mund të qëndrojnë djathërat në frigorifer me ngrirje të thellë.
1. Parmigiano, copat e djathit cheddar dhe djathërat e tjerë të fortë mund të qëndrojnë deri në katër muaj të pahapur në frigorifer. Mirëpo, pas hapjes, nëse mbahen në mënyrën e duhur, mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë.
Nëse myku është grumbulluar në anën e sipërme, thjesht hiqni nga djathërat e fortë sepse pjesa tjetër është e ngrënshme. Nëse vini re se afati i skadimit po afron, grijini dhe përdorini për salca, makarona ose perime të fërguara.
Nëse doni të ruani djathin e fortë për një kohë më të gjatë, mund ta ngrini. Do të jetë i mirë deri në 8 muaj, por duhet të keni parasysh se do të ndryshojë pak shijen.
2. Djathërat të cilët janë mesatarisht të fortë si p.sh. gouda dhe gruyere mund të qëndrojnë rreth tri javë të pahapur apo dy muaj në frigorifer me ngrirje të thellë nëse janë të pahapur. Mënyra më e mirë që djathërat të qëndrojnë më shumë është që t’i mbështillni me letër.
Kjo do të sigurojë freski më të gjatë se sa kur mbështillet me foli të hollë. Folia mban lehtësisht lagështinë që mund të grumbullohet midis saj dhe djathit, kështu që myku mund të zhvillohet lehtësisht.
3. Djathërat e butë, si p.sh. feta, mozzarella, gorgonzola apo camembert duhet patjetër të konsumohen shpejt, sepse bakteret e rrezikshme siç janë listeria mund të zhvillohen lehtësisht në ta. Mirëpo, të pahapur mund të qëndrojnë deri në dy javë në frigorifer me ngrirje të thellë. Mund t’i ngrini, por disa nga ta siç është mozzarella mund të humbin strukturën e tyre të lëmuar.
Më së miri është të mos i hapni derisa t’ju duhen, dhe nëse ju ka ngelur ndonjë prej tyre, vendosini në një enë plastike me një kapak të mbyllur fort në frigorifer.