Dihet që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, shumë njerëz e anashkalojnë mëngjesin. Ata duhet të dinë se ky veprim nuk vjen pa pasoja, sepse përveçse nuk kanë energji të mjaftueshme për të kryer të gjitha detyrat, mbartin gjithashtu një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit të tipit 2 me kalimin e kohës.
Duke rishikuar studimet ekzistuese që përfshinin rreth 96,000 njerëz, ata përcaktuan se anashkalimi i mëngjesit një herë në javë lidhet me gjashtë për qind rrezik më të lartë të zhvillimit të këtij lloji të diabetit, ndërsa kjo përqindje rritet deri në nëntë herë nëse mëngjesi anashkalohet vazhdimisht gjatë javës.
Sipas ekspertëve, anashkalimi i vaktit të mëngjesit mund të çojë në rritjen e rezistencës ndaj insulinës, një gjendje që kërkon më shumë insulinë për të normalizuar nivelet e sheqerit në gjak. Kur ky fenomen bëhet kronik, rritet edhe rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Prandaj nuk duhet të anashkalohet asnjëherë vakti i mëngjesit, gjë që sipas disa të dhënave e bëjnë shumë njerëz.