Të rinjtë tani janë më të rrezikuar nga kanceri se kurrë më parë.Sipas një studimi, mundësia për tu diagnostikuar me kancer para moshës 50-vjeçare është rritur ndjeshëm. Ekspertët besojnë se kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të mëdha në dieta dhe stilin e jetës së një personi gjatë dekadave të fundit.
Kjo përfshin rritjen e konsumit të alkoolit, mungesën e gjumit, ngrënien e shumë ushqimeve të përpunuara, konsumimin e pijeve me sheqer dhe incidenca më të larta të pirjes së duhanit. Fëmijët në veçanti po flenë shumë më pak sot se sa disa dekada më parë, shpjeguan studiuesit.
Sëmundjet që rrisin rrezikun e kancerit të tilla si diabeti dhe obeziteti janë rritur gjithashtu që nga vitet 1950. Rreth pesë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë diabet dhe 90 për qind e rasteve kanë diabet të tipit 2, i shkaktuar nga mënyra e jetesës jo të shëndetshme.
NHS vlerëson se rreth një në çdo katër të rritur dhe rreth një në çdo pesë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar janë obezë.
Studiuesit, nga Brigham and Women’s Hospital në SHBA, besojnë se nivelet më të larta të kancerit tek të rinjtë do të “vazhdojnë të rriten në breza të njëpasnjëshëm”.
11 mënyra për të dalluar kancerin sipas NHS
Simptomat e kancerit mund të jenë të gjera dhe shpesh mund të maskojnë një sëmundje të përditshme si ftohja ose gripi.
Por është gjithmonë mirë të bëni kujdes nëse keni një nga simptomat e mëposhtme, të cilat sipas NHS mudn të jenë një shenjë e kancerit,
Kollë, dhimbje gjoksi dhe gulçim, Ndryshime në zakonet e zorrëve, Fryrje, Gjakderdhje, Gunga, Nishanet, Humbje peshe e pashpjegueshme, Dhimbje barku ose shpine, Urth, Lëkura e verdhe, Ndjeheni të lodhur dhe jo mirë.