Përse xhaketat me pupla janë aq të ngrohta dhe si të mirëmbahen?
Sekreti është i njëjtë si edhe te jorganët e mbushur me pupla – mbushja e këtillë kërkon regjim të veçantë të larjes dhe shpëlarjes.
Madje mund të thuhet që shpëlarja është më e rëndësishme se larja.
Në të vërtetë, mbetjet e detergjentit të cilat mbeten në pupla në masë të konsiderueshme zvogëlojnë aftësinë e tij që të mbushen me ajër dhe kështu xhaketën ta bëjnë më të këndshme.
Dhe pikërisht ajo aftësi mbetjes së ajrit është ajo që këto objekte i bën më të ngrohta.
Nga ana tjetër, problemi me xhaketën apo jorganin qëndron aty që pesha me rastin e larjes nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë, andaj është aq më e rëndë që makina t’i lajë me efikasitet dhe më vonë t’i shtrydhë ujin.
Prandaj është e mjaftueshme që të aplikoni këto tri rregulla të rëndësishme:
1) Gjithmonë në makinë futni vetëm një xhaketë! Mos shtoni asgjë tjetër, madje edhe nëse ju duket që kazani është gjysmë i zbrazët. Nëse e ngarkoni kazanin e makinës, xhaketa nuk do të lahet mirë por as nuk do të shpëlahet mirë.
2) Mund të futni një top tenisi në kazan, ai jep dinamikë të veçantë sepse lëviz më shumë pjesët e xhaketës dhe i kontribuon shpërndarjes sa më të barabartë të ujit dhe detergjentit.
3) Pas larjes patjetër aktivizoni së paku edhe një shpëlarje. Mundeni edhe më shumë, ndërkaq centrifugën përdoreni me kujdes. Për tharje, zgjidhni mënyrën natyrale në mënyrë që xhaketa të shkundet shpesh për t’u shpërndarë barabar puplat. Kur të thahet, xhaketa juaj do të jetë si e re!