Studentët i kanë bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Evis Kushi.
Përmes një letre ata kërkojnë mbështetje me 100 euro në muaj, për të përballuar kostot e jetesës pasi çmimet e qirave dhe ato të shportës janë rritur.
Ata njoftojnë Ramën dhe Kushin se kanë nisur dhe një peticion në lidhje me këtë kërkesë, që deri më tani ka marrë më shumë se 6000 firma.