Moti vijon edhe sot të jetë stabël. Pritet sërish që te jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, vranësira të lehta dhe kalimtare priten ultësirës perëndimore.
Vranësira më të dukshme do të jenë në zonat veriore përgjatë ditës së sotme ku do të ketë edhe momente me reshje.
Tabela termike gjatë këtyre ditëve nuk ka patur ndonjë ndryshim të dukshëm. Mëngjese vijojnë të freskëta ku minimalet në zonat malore janë 6-7 gradë, ndërkohë në fshatra 4-5 gradë, bën me dije meteorolgoia Lajda Porja.
Maksimalja sot do të regjistrohet der në 26 gradë.
Ndërkohë java prtet të mbyllet me këto kushte termike, por vetem dita e diel premton 2 grade rritje temperaturash.
Minimalja në zonat e thella malore do të shënojë edhe 3 gradë celius ndërsa temperatura do të shkojnë deri në 26 gradë./albeu.com/