Me ardhjen e stinës së ftohtë, fëmijët janë më të prirur të preken nga virozat. Për t’i parandaluar, është e nevojshme që të tregohet kujdes me dietën ushqimore. Eksperti Zeg Gjeta ndau disa këshilla në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të pasur një trup më rezistent ndaj tyre. Siç theksoi Gjeta, duhet kushtuar rëndësi ushqimit. Gjithashtu, fëmijët duhet të konsumojnë çajra por në një sasi më të vogël se sa të rriturit.
Eksperti rekomandoi që prindërit duhet t’jua japin me një filxhan kafeje. Ai shpjegoi se një ndër çajrat më të mirë është dafina sepse është qetësuese.
“Dafina është një bimë çudibërëse që ka elemente të tillë që e ndihmojnë trupin të lu ftojë virozat dhe shërben si një parandalues i këtyre virozave. Gjithashtu është dhe kamomili, mentja ku mund të shtojmë dhe një fetë të hollë xhinxher.”, shpjegoi më tej eksperti.
Një tjetër këshillë që ndau Zefi ka të bëjë me temperaturën. Sipas tij, duhet shmangur sa më shumë te jetë e mundur përdorimi i antibiotikëve. “Nuk duhet të ala rmohemi me temperaturën 38 e gjysmë. Duhet ta mbajmë fëmijën nën mbikëqyrje dhe të mos shkojmë menhjëherë të antibiotikët.
Nëse ndërhyjmë në këtë fazë kur trupi është i angazhuar për të lu ftuar virozat, duke përdorur antibiotikë është një goditje e rëndë.”, tha ai.