Rënia e flokëve mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme si çekuilibër hormonal, stresi, ilaçe të caktuara, por edhe sëm undje të tjera. Por me se shumti ketu duhet te theksojme qe stresi eshte nje nder faktoret kryesore qe ndikon ne renien e flokeve por gjithashtu dhe ne te gjithe sistemin imunitar.
Kurën mund ta bëni vetë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet janë: 2 lugë glinë të blerë në barnatore, 2 lugë ujë të ngrohtë, 1 lugë kripë deti.
Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene në formë paste.
Më pas, fërkojeni butësisht në rrënjët e flokëve me lëvizje rrethore dhe të buta.
Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani flokët tërësisht.
Përveç kësaj, gjethet e dafinës, kamomili dhe hithra mund të zvogëlojnë në mënyrë efektive problemin e rënies së flokëve.