Majdanozi dhe mentja janë dy produkte bimore shumë të mira për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë. Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar.
Ja si të përgatisni një çaj me majdanoz dhe mente për të pastruar mëlçinë.
Përbërësit : 1 lugë çaji majdanoz (5 g)
1 lugë çaji mente të freskët (5g)
2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)
1 kupë ujë (200 ml)
Përgatitja: Së pari, duhet të theksojmë që produktet duhet të jenë organike. Sapo t’i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t’i lani mirë.
Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes. Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes, Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta.
Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni. Për t’i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrënë.