Spiro Duni është aktor dhe regjisor shqiptar, ka lindur me 4 tetor 1957 dhe sot feston ditelindjen e 65. Lindi ne fshatin Dhermi te rrethit te Vlores, me 21 tetor.
Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames, me 1983, dhe po ate vit filloi pune si regjiror ne teatrin “Skampa” te Elbasanit, deri me 1992. Me 1991, shkoi me nje specializim per regjisure prane “Teatro Nacionale di Roma” ne Itali, kurse nje vit me vone ne Greqi prane Mega Channal.
Me 1992-2002, emigroi ne SHBA dhe pas kthimit ne Shqiperi ngriti Studio Teater “PO”. Ne vitet ’80 ishte nga regjisoret e rinj qe kembenguli per hapesire krijuese vetjake dhe individualitet, duke vene ne skenen e Teatrit te Elbasanit disa pjese me nje koncept regjisorial te qarte.
Kjo u duk posacerisht ne trajtimin e cliret te komedise Turneu (1987) te Pirro Manit, ku ra ne sy pasuria e gjetjeve humoristike, si dhe shfrytezimi i situates komike;
Vijoi me nje trajtim psikologjik te drames Neperka (Dhelprat e vogla) te Liljan Helmanit me 1989, ku u rremua ne thellesite dhe te fshehtat e frikshme te personazheve;
Mberriti ne nje pike artistike te merituar me venien ne skene te komedise se Pellumb Kulles, Sa shume gjethe te thata ate vjeshte (1989), me te cilen fitoi edhe Cmimin e Pare ne Festivalin e Teatrove ne Tirane.