Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, B1, B3 dhe B6, si dhe kanë bakër, mangan, selen, fosfor, magnez dhe folate. Duke pasur një përmbajtje të lartë yndyrore, ato rrez ikojnë të prishen lehtë, kështu që është mirë të ruhen në një enë hermetike në frigorifer. Ato mund t’i shtohen sallatës, supave të nxehta apo të ftohta.
Përfitime kardiovaskulare dhe antiinfl am atore
Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidantit më të madh në trupin tonë. Vitamina E neutralizon radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë membranat qelizore dhe qelizat e trurit.
Duke i mbrojtur këto komponentë qelizorë dhe molekularë, vitamina E ka efekte të rëndësishëm antiinfla ma torë, që rezulton në uljen e shenjave të astmës, osteoartritit, artritit reumatik dhe infla ma cioneve të ndryshme.
Është treguar gjithashtu se vitamina E ul rrez ikun e kan ce rit të zorrës së trashë, peshës.
Vitamina E ndër të tjera luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëm undjeve kardiovaskulare. Në fakt, ajo pengon ngjitjen e kolesterolit në muret e enëve të gja kut, duke nisur edhe procesin e arteriosklerozës, pra, reagimin ndaj mundësive të iktuseve dhe infarktit në zemër.
Veti kundër kolesterolit
Phytosterols është një komponent i pranishëm te farat e lulediellit dhe ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të kolesterolit. Kur këto janë të pranishme në dietën e përditshme, ulin nivelet e kolesterolit në gj ak dhe përmirësojnë reagimin imunitar të trupit duke zvogëluar rrezikun për t’u prekur nga ka ncere të ndryshme.
Phytosterols gjendet në sasi të mëdha te farat e lulediellit, farat e kungullit, në farat e susamit, fistikët dhe arra braziliane.
Mbron nervat, muskujt dhe enët e gja kut
Farat e lulediellit janë një burim i mirë i magnezit, i cili nga ana e tij zvogëlon peshën e astmës, ul presionin e lartë të gja kut, parandalon migrenën dhe zvogëlon rrez ikun e go ditjeve në zemër dhe inf arktit.
Magnezi është i nevojshëm për shëndetin e esh trave dhe për prodhimin e energjisë. Rreth 2/3 e magnezit që gjendet në trupin e njeriut është në esh tra. Magnezi balancon edhe kalciumin, duke e ndihmuar për të rregulluar ekuilibrin në nivelin nervor dhe muskulor.
Te qelizat nervore, magnezi shërben si antagonist i kalciumit, duke parandaluar që ky i fundit të aktivizojë qelizat nervore. Duke bllo kuar hyrjen e kalciumit në qelizat nervore, magnezi mban nervat të qeta për rrjedhojë dhe enët e gja kut dhe muskujt të ngjitura.
Mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gja kut, spazmat e muskujve, dhimbjen e kokës, dhimbjen e barkut, tensionin dhe lodhjen.
Parandalon kan ce rin dhe ka veti detoksifikimi
Farat e lulediellit janë një burim i mirë i selenit, një mineral thelbësor për shëndetin e njeriut. Seleni favorizon riparimin ADN-së dhe frenon e përhapjen e qelizave të kan cerit. Nxit apoptozën, ose vetëshkatërrimin që trupi përdor për të elim inuar qelizat jonormale.
Për më tepër, seleni bën pjesë edhe në përbërjen e një enzime antioksiduese, glutathione peroksidazës, e cila është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen nga kanceri dhe është përdorur edhe te mëlçia për të parandaluar molekulat potencialisht të dëmshme.