Edhe pse duket sikur janë shkëputur nga ndonjë film fantastiko-shkencor, bimët gjysmë patate gjysmë domate mund të ndihmojnë në plotësimin e kërkesës botërore për ushqim. Pomatet të rritura për herë të parë në Gjermani, mund të përmirësojnë efikasitetin e prodhimit të ushqimit pa ndikuar në cilësinë e të korrurave.
Edhe pse mund të duken shumë ndryshe nga njëra tjera, patatet dhe domatet i përkasin të njëjtës familje, ndaj edhe mund të rriten si e njëjta bimë ose në të njëjtin trup. Sipër tokës ato prodhojnë kokrra domatesh, ndërsa nëntokë, patate.
Kjo praktikë është përdorur nga kopshtarët që në lashtësi, ama bashkimi i këtyre dy zarzavateve me kërcell të butë është një zbulim tërësisht i ri.
Metodat e shartimit përdoren edhe për të krijuar pemë që njihen si “sallatë frutash”, ku fruta të të njëjtës familje mund të rritën në të njëjtin trung – për shembull pjeshkë, kajsi dhe kumbull në po të njëjtën pemë apo limon, mandarinë, portokall, qitro në një tjetër.
Këto bimë hibride mund t’i bëjnë të korrurat më efikase, duke maksimizuar prodhimin një sasi më e madhe ushqimi mund të rritet në një hapësirë më të vogël, përfshi ballkonet apo çatitë.
Dobitë e këtyre teknikave të reja mund të jenë pozitive edhe për vende si Kenia, popullsia e të cilave po rritet me hapa galopante.
Një rendiment më i lartë në prodhimin e ushqimit mund të ndihmojë probleme të lidhura me mungesën e ujit, thatësirat apo sëm undjet e ndryshme.